Bota

Bilanc tragjik në New York/ 778 viktima dhe 6,553 të infektuar me Covid-19, brenda 24-orëve

14 Prill 2020, 17:36 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në New York/ 778 viktima dhe 6,553 të infektuar me

SHBA– Numri i vdekjeve nga Covid-19 në New York po rritet ndjeshëm ku vetëm gjatë 24-orëve është raportuar se kanë humbur jetën 778 persona duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 10 834.

Sipas autoriteteve shëndetësore brenda ditës janë infektuar 6,553 dhe numri të prekurve në vend ka ka shkuar në 202,208.

Rreth 2 milionë njerëz në botë janë prekur nga COVID-19. Në të gjithë botën kanë humbur jetën 123,404 persona dhe 462,433 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19 Vendet më të prekura janë SHBA, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Në Amerikë deri më tani janë shënuar 24,586 viktima dhe 590,997 persona janë prekur nga virusi.

Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Europë. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 21,067. Në këtë shtet janë aktualisht të infektuar 162.488 persona. COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty kanë humbur jetën 18,056 persona dhe janë të infektuar 172,541 të tjerë.

Burimi: Worldometers

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne new york koronavirusi ne shba koronavirusi ne new york koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll