Bota

Amerika vendi më i goditur nga Covid-19, Trump pretendon se së shpejti do të nxjerrë amerikanët nga izolimi

14 Prill 2020, 11:51 Nga DOSJA
Amerika vendi më i goditur nga Covid-19, Trump pretendon se së shpejti

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ka autoritetin “total”  për të hequr bllokimin mbarëkombëtar që është vënë prej disa javësh në Amerikë si shkak i koronavirusit, duke kundërshtuar qeveritarët dhe ekspertët ligjorë.

Ndërkohë nga ana tjetër Kushtetuta e SHBA thotë se shtetet ruajnë rendin dhe sigurinë publike. Dhjetra shtete në brigjet e Lindjes dhe Perëndimit të SHBA po planifikojnë të heqin masat e rrepta të qëndrimit në shtëpi si  shkak i shpërthimit të virusit.

SHBA është epiqendra globale e pandemisë koronavirus me 554.684 raste të konfirmuara dhe 23,608 vdekje.

Kujtojmë që Presidenti Trump e paralajmëroi heqjen e masave disa javë më parë duke thënë se kura ndaj Covid-19 mund të jetë më e rëndë se vetë sëmundja.

Ky është  një vendim i madh për SHBA -në, pasi mediat e huaja shkruajnë se pritet që Trump të vendosë së shpejti për hapjen e ekonomisë amerikane, që është goditur rëndë nga kriza e koronavirusit.

Amerika ka humbur mbi 16 milionë vende pune brenda 3 javësh dhe Trump është përpara një vendimi të vështirë këtë kohë, sepse rihapja e ekonomisë mund të shkaktojë valën e dytë vrastare të Covid-19.

“Nëse do ishte për mjekët, ata mund të thonë le ta mbajmë mbyllur ekonominë- të mbyllim mbarë botën. Por kjo nuk mund të bëhet me ekonominë më të madhe në botë.”- është shpreh  Trump.

Ditën e djeshme në konferencën e përditshme Trump tha se administrata e tij po finalizonte planin për rihapjen e ekonomisë amerikane, e cuila është goditur rëndë nga virusi.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll