Bota

Në Austri hapen mijëra dyqane, Spanja merr “frymë” nga Covid-19, njerëzit përdorin transportin publik

14 Prill 2020, 11:38 Nga DOSJA
Në Austri hapen mijëra dyqane, Spanja merr “frymë”

AUSTRI– Ditën e sotme janë rihapur me mijëra dyqane në Austri, duke bërë që puna të rinsis sërish edhe pse jo në formën siç ishte para koronavirusit.

Me lehtësimin e masave tashmë qeveria ka urdhëruar qytetarët që sërish t’iu përmbahen rregullave të forta për të mbrojtur veten nga ai virus vdekjeprurës. Qendrat e parqeve, dyqanet DIY dhe dyqanet e vogla do të hapen si pjesë e një plani hap pas hapi për të rifilluar ekonominë.

Tashmë me lirimin nga shtëpitë çdo austriak është i detyruar që të mbajë një maskë në supermarkete dhe farmaci.

Ndërkohë edhe vende të tjera në Europë kanë nis me planet e lehtësimit të masave, pasi rastet e reja janë në rënie, ndërsa numri i viktimave është mjaft i ulët.

Kështu ka vepruar edhe qeveria e Spanjës ku pasi vendi preku pikun e virusit ku u përgatit menjëherë plani për lehtësimin e masave, dhe tashmë me rregullin që qytetarët të mbajnë maska e doreza për të mbrojtur veten dhe të tjerët transporti publik është hapur. Gjithashtu shumë biznese në vend janë lejuar të hapen dhe një pjesë e banorëve kanë rifilluar punën, shkruajnë mediat e huaja.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austria lehteson masat e virusit koronavirusi në austri koronavirusi ne spanje austria lehteson masat e virusit koronavirusi në austri koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll