Bota

Ulet në 126 numri ditor i viktimave, Angela Merkel nxitet për lehtësimin e masave pas rënies së rasteve të reja me Covid-1

14 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA
Ulet në 126 numri ditor i viktimave, Angela Merkel nxitet për

GJERMANI- Gjermania është një prej vendeve europiane të prekura nga  koronavirusi, por krahasuar me vendet e tjera  numri i viktimave është relativisht më i ulët dhe rastet  e reja kanë ardhur në rënie.

Për këtë shkak me një plan për masat kancelarja gjermane Angela Merkel ditët e fundit është nën presion për të rihapur shkollat dhe fabrikat këtë javë, sepse ka pasur shumë reagimeve që masat e bllokimit duhet të lehtësohen. Megjithatë edhe ditën e sotme është raportuar se janë rregjistruar 2,537 raste të reja me Covid-19 sot, dita e tretë me bilancin më të  ulët ditor dhe janë konfirmuar 126 viktima. Numri i viktimave brenda 24 orëve të fundit është shifra më ulët për  të tretën ditë rradhazi.

Këto shifra shpresësdhënëse u publikuan pas raportimeve për sulme ndaj policisë që po monitoronin zbatimin e rregullave të distancës sociale. Sipas mediave të huaja një grup në Frankfurt sulmoi oficerët e policisë me shufra hekuri kur donin të shpërndanin turmën. Ky nuk ka qenë rasti i vetëm, pasi edhe një grup tjetër prej 20 vetash sulmuan një polic me gurë dhe shufra hekuri.

Pavarësisht se Gjermania ka mundur ta përballojë luftën me koronavirusin më shumë sesa Italia apo Spanja, është parë që ekonomia e saj në termocentralet industriale është goditur rëndë pasi mbështetet në eksportet të cilat kanë rënë në mënyrë drastike.

Prandaj ditën e nesërme, më  15 prill, politikanët rajonalë të Gjermansisë do të zhvillojnë një takim me kancelaren Angela Merkel, në mënyrë që të diskutojnë për një rrugëdalje nga izolimi, ku raportohet se bllokimi do të zgjasë të paktën deri në 19 prill.

Edhe autoritetet përkatëse  kanë rënë dakord për rihapjen e shkollave, ku në një raport të ditës së sotme sugjerojnë se shkollat duhet të rihapnin sa më shpejt që të jetë e mundur, duke filluar me shkollat fillore dhe të mesme, por sugjeruan se çerdhet duhet të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërsa kreu i Akademisë, Gerald Haug, u shpreh lehtësimi i masave dhe rikthimi në shkola apo çdo punë tjetër duhet të vijojë sëbashku me një detyrim për qyetarët që të vendosin maska në transportin publik, që të parandalojnë një valë të dytë të koronavirusit.

 “Qytetarët në të ardhmen duhet të ketë këtë lloj mbrojtjeje për gojën dhe hundën dhe ta vendosin atë sa herë që nuk mund të respektohen masat për distancimin social.”-deklaroi ai.

Sipas mediave të huaja ekonomia e Gjermanisë parashikohet të zvogëlohet me 9.8 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, rënia më e madhe që nga fillimi i regjistrave në vitin 1970 dhe më shumë se dyfishi i rënies globale në 2009.

Kujtojmë që Gjermania me gjithë pajisjet mjekësore, ventilatorët  në numrin e domosdoshëm dhe gjithë përkujdesin e mjekëve ka rregjistruar deri më tani të paktën  128,000 raste Covid-19, dhe 3,022 viktima që nuk i kanë bërë ballë kësaj beteje.

Burimi: TheSun 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel angela merkel

Sondazh

Poll