Politike

Rama shtriu dorën e bashkëpunimit, PD: Thirrje fallco, ka refuzuar ndihmën konstruktive të opozitës

13 Prill 2020, 18:46 Nga DOSJA
Rama shtriu dorën e bashkëpunimit, PD: Thirrje fallco, ka refuzuar

TIRANË- Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është përgjigjur negativisht ftesës së Kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim. Në një deklaratë, Bardhi shkruan se nuk beson tek deklarata e Ramës, pasi sipas tij ndihma kosntruktive e opozitës është refuzar prej kohësh nga qeveria. 

Numri dy i PD shton se Rama ka shpenzuar minuta të tëra me batuta, duke sulmuar opozitën, ndaj ata nuk kanë besim. 

“Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë”, shkruan Bardhi.

Sot kreu i qeverisë në një deklaratë, pasi sulmoi opozitën dhe e akuzoi se po pengon në vijimin normal të punëve gjatë situatës së pandemisë shtriu dorën e bashkëpunimit. Rama tha se opozita dhe qeveria duhet të bëhen një për të mirën e qytetarëve. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 rama ftese opozites edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 rama ftese opozites

Sondazh

Poll