Politike

Rama i shtrin dorën për bashkëpunim Bashës: Hajde të bashkojmë forcat, t’i flasim shqiptarëve njëzëri

13 Prill 2020, 17:45 Nga DOSJA
Rama i shtrin dorën për bashkëpunim Bashës: Hajde të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po pengon qeverinë për të vijuar punën kundër COVID-19. Në deklaratën e tij Rama tha tha se i ka kërkuar Bashës që të bashkojë forcat me qeverinë e t’u flasin qytetarëve në një zë.

Opozita e ka humbur krejtësisht që të vijë në shërbim të kësaj lufte. Edhe për të siguruar rezistencën ekonomike të atyre që kanë nevojë për mbështetje. I kam kërkuar Bashës të bashkojë forcat me mua, qoftë për të fituar, apo për të rezistuar. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë. Akuza për punën heroike që bëhet. Dhe receta për fushën ekonomike Nuk po qahem por jam i keqardhur. Thirrja ime është që t’i bashkojmë forcat, le t’i flasim popullit njëzëri. Që nga Shkodra që e kujtojnë covidin komunist deri në Vlorë”, u shpreh Rama.

Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha paketa e dyte ekonomike rama 13 prill 2020 edi rama lulzim basha paketa e dyte ekonomike rama 13 prill 2020

Sondazh

Poll