Politike

‘Po vuaj ditë-natë pa pushim’/ Rama flet për lehtësimin e masave: Mbyll veshët që të mos dëgjoj…

13 Prill 2020, 18:10 Nga DOSJA
‘Po vuaj ditë-natë pa pushim’/ Rama flet për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mundësinë e lirimit të masave të marra ndaj koronavirusit në vend. Në një lidhje live nga zyra e tij, Rama tha se ende është herët dhe se nuk do të lejojë që shqiptarët të bëhen ‘aleatë’ me pandeminë. 

Në fjalën e tij, Rama adresoi edhe problemet për cënimin e ekonomisë apo të të drejtave të njeriut, duke u justifikuar se e gjitha bëhej për të minimalizuar të humburit në njerëz. 

Dhimbjen e familjeve që kanë halle më shumë se të tjerët. E ndjej deri në palcë dhimbjen e gjithëkujt sot që dita duket ende më e gjatë. Mbyll veshët që të mos dëgjoj sirenat joshëse që thonë; hajde dalim. E provuan disa më të fuqishëm se ne. Dua t’ju kujtoj se iu kam thënë që do bëjmë ç’mos që askush mos t’i mungojë ndihma. Por nuk do i shpenzojmë të gjitha municionet se lufta vazhdon,”-tha Rama ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Sulmi armik nuk ka kapi dot në befasi. Nuk na futi dot në vallën e vdekjes. Sot shansin e fundit ka dobësinë njerëzore që shumëkush nga ne, nga padija, mund të na nxisë që të bëhemi aleati i tij. E di po e vuaj ditë-natë pa pushim dhimbjen tuaj. Dhimbjen e familjeve që kanë halle më shumë se të tjerët. E ndjej deri në palcë dhimbjen e gjithëkujt sot që dita duket ende më e gjatë. Mbyll veshët që të mos dëgjoj sirenat joshëse që thonë; hajde dalim. E provuan disa më të fuqishëm se ne. Është e vërtetë që e kemi kaluar për mrekulli hallin e halleve. Po shohim si kurba e infeksionit që mbahet në kontroll. Nuk kemi të vdekur nga bluzat e bardha. Nuk kemi as kufoma që s’kemi ku t’i varrosim. Po na duket sikur është dytësore. Dhimbjet nuk e kemi aq të fortë sa popujt e tjerë. Detyra ime mos ta ngatërroj dhimbjen nga pasojat me shkakun e këtij qëndrimi. E di dhe është shumë e vërtetë që cënohet liria e qytetarëve, ekonominë kombëtare ama mos e harroni, edhe po e harruar ju ua kujtoj unë; liritë do të kthehet, ekonomia do të rikthehet por të vdekurit nuk i kthejmë dot. Është detyra ime të bëj gjithçka që të lehtësoj pasojat e luftës dhe ju duhet ta dini që çdo gjë që është e mundur ta bëjmë. Pyeteni pak veten cili do ishte ai kryeministër që do të jepte gjithçka që duhet, që ata mos ta ndjejnë gjithë këtë stres të madh. Asnjë. Kemi ngitur një rrjet ekspertësh për të bërë më të mirën në përballimin e pasojave që kjo situatë sjell. T’ju kujtoj se iu kam thënë që do bëjmë ç’mos që askush mos t’i mungojë ndihma. Por nuk do i shpenzojmë të gjitha municionet se lufta vazhdon.

Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani ekonomik per koronavirusin edi rama plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll