Politike

Rama prezanton paketën e dytë ekonomike: Ndihmojmë 176 mijë qytetarë me nga 400$ secili, biznesi 150 mln $ garanci sovrane

13 Prill 2020, 14:29 Nga DOSJA
Rama prezanton paketën e dytë ekonomike: Ndihmojmë 176 mijë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e dytë financiare, e cila do të hyjë në fuqi nga data 20 prill dhe nga e cila do të ndihmohen 176 mijë qytetarë. Kreu i qeverisë tha se kjo paketë e dytë ekonomike është shumë e zgjeruar dhe do ndihmohen shumë sektorë që janë prekur nga COVID-19. 

Në fjalën e tij, Rama tha se për kategorinë e 100 mijë qytetarëve që përfshihen ata që janë në biznesin e vogël, janë vënë në dispozicion 4 miliardë lekë dhe çdo individ do marrë 400 mijë lekë.  Një tjetër kategori që do përfitojë janë dhe dhe punonjësit që e kanë humbur punën në biznes private, që gjithsej janë 66 mijë punonjës, të cilët po ashtu do marr

in nga 400 mijë lekë. Nga kjo paketë do të përfitojë dhe sektori i turizmit, fasonët, ku bëjnë pjesë 10 mijë punonjës që gjithashtu do marrin nga 400 mijë Lekë.

Po ashtu bëri me dije se sektori i turizmit, fasonët dhe bizneset prodhuese do të kenë në dispoziocion një garanci sovrane 150 milionë dollarë me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Një tjetër lehtësim do jetë dhe shqyrja e pagesës së tatim fitimit. 

Rama u shpreh se shumë shpejt duke parë ecurinë e përhapjes së koronavirusit do ketë prezantohet dhe plani i tretë ekonomikë, ku do të ndihmohen dhe mijëra qytetarë të tjerë. Sipas numrit një të qeverisë kjo paketë do bëhet publike në datën 22-25 maj, kohë kur parashikohet që edhe kurba e koronavirusit të jetë nën kontroll. 

Kryeministri në fjalën e tij nuk ka lënë pa folur dhe për opozitën, e cila sipas tij po pengon qeverinë dhe nuk po e kupton që Shqipëria është në luftë. Ai i bëri një ftesë Bashës dhe opozitës që të bashkohen me qeverinë dhe të bëhen një për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë të rëndë që po kalon vendi. 

Në fund numri një i maxhorancës adresoi edhe problemin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit si pasojë e masave të parandalimit të koronavirusit. Ai tha se po mendohet dhe për planin për daljen nga kriza e të shtunën do hapen fluturimet me Romën për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen. Mirëpo të gjithë duhet të prenontojnë biletën dhe hotelin ku do të karantinohen për plot 14 ditë. 

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike rama 13 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 paketa e dyte ekonomike rama 13 prill 2020

Sondazh

Poll