Politike

“Sot jam në merak”, Rama thirrje qytetarëve: Shkodra na mësoi se s’kemi dalë nga lufta, të mos nxitohemi

13 Prill 2020, 17:34 Nga DOSJA
“Sot jam në merak”, Rama thirrje qytetarëve: Shkodra na

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije paketën e re ekonomike për të ndihmuar qytetarët e bizneset e prekura nga COVID-19. Rama në fjalën e tij u shpreh se rasti i Shkodrës tregoi se nuk duhet të nxitohemi e të vijojmë të respektojmë masat.

Rasti i Shkodrës duhet të na mësojë se çdo ulje e vigjilencë, çdo nxitim për tu kthyer në realitetin që e duam të gjithë, mund të na kthejë mbrapsht dhe të na dërgojë në qorrsokak. Të gjithë jemi në hall, e lufta vijnë për të na i shtuar hallet. Në këtë luftë të hatashme me një armik të padukshem, nuk e ka një zgjidhje.

Askush nuk e ka një përgjigje për të gjitha dilmat, e askush nuk e di se kur është fundi. Të gjitha hallet t’i mbledhësh, nuk janë aq të mëdha, nëse nuk funksionojë zinxhiri i solidaritetit, i cili deri këtu e ka penguar armikun e padukshëm, që bën në botë. Sot jam shumë në merak, se shumë prej jush po kuptoni se po mbaron. Hapni rrugët, hapni punët thonë të tjerë se po vdesin”, u shpreh Rama.  

Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama paketa e dyte ekonomike rama 13 prill 2020 edi rama paketa e dyte ekonomike rama 13 prill 2020

Sondazh

Poll