Politike

Rama tregon planin B: Ndihmohen 176 mijë qytetarë, jemi gati dhe për paketën e tretë ekonomike

13 Prill 2020, 17:51 Nga DOSJA
Rama tregon planin B: Ndihmohen 176 mijë qytetarë, jemi gati dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paketën e dytë ekonomike, ku sipas tij do përfitojnë 176 mijë individe. Rama në deklaratën e tij ka bërë me dije se qeveria është gati dhe për paketën e tretë ekonomike, e cila do prezantohet në 20 deri në 25 maj.

“Asnjë ushtri nuk lufton dot pa e mbajtur mirë të gjithë qëllimin dhe parimet e strategjisë së fitores. Qëllimi është të fitojmë luftën me sa më parë humbje jetësh. Paketa e parë na ndihmoi. Që në momentin e parë 123 mijë familje. E thashë që mbështetja nuk do mbaronte aty. Dhe sot pasi kemi ndjekur dinamikën në të dyja frontet është momenti ta zgjerojmë paketën. Plot të tjerë janë goditur dhe me të drejtë kërkojnë ndihmë. Goditjet kanë qënë me valë dhe sot që flasim paketa do të mbështetesë 176 mijë të tjerë. Nuk i përkasin të njëjtës kategori.

Do ta përballojnë këtë 40 ditësh deri në fund të majit. Pse deri në fund të majit? Sepse atëherë besojmë se kurba do ulet dhe do të mund të lëvizim me shumë kujdes dhe me hapa shumë të matur. Do jemi gati në 23-25 maj për paketën e tretë. Pra çdo përfitues do të mbështetet për të rezistuar pa makthin e zbrazjes së arkës deri në fund të majit. Është konsideruar si një pagesë e vetme. 10 mijë nga turizmi, 66 mijë punojës që janë larguar nga biznesi i madh, si dhe 100 mijë punonjës nga bizneset e vogla që nuk përfituan nga paketa e parë”, u shpreh Rama.

Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani b i qeverise plani ekonomik per koronavirusin rama 13 prill 2020 edi rama plani b i qeverise plani ekonomik per koronavirusin rama 13 prill 2020

Sondazh

Poll