Politike

Riatdhesimi i shqiptarëve, Rama: Nesër bëjmë publike modalitetet, fluturimet nisin fillimisht nga Roma

13 Prill 2020, 18:03 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve, Rama: Nesër bëjmë publike

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një lidhje live ka dhënë lajmin se ditën e nesërme do të japë gjithë detajet lidhur me kthimin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijëve për shkak të koronavirusit.

Në fjalën e tij, Rama tha se fillimisht fluturimet do të nisin nga Roma por qytetarët do të duhet të presin vetë biletën dhe të rezervojnë hotelin ku edhe do të karantinohen në Shqipëri.

“E fundit; unë ju kërkoj ndjesë të sinqetë sepse e marr me mend, më dhemb mundimi i tyre për t’u kthyer në atdhe. Turp që luajnë patriotash dhe demokratës me këtë hall. Bijtë e shqipes që iu janë prerë krahët nga diktatura e Tiranës. Ata vuajnë pamundësinë e kthimit në shtëpi. Gjithsesi do kemi kohë të flasim për këto kur të mbarojë e gjitha kjo. Në kuadër të lehtësimit, nesër do të bëjmë publike modalitetet për riatdhesimet. Do të nisin fluturimet nga Roma. Do të prenontohet avioni, hotelin. Detajet do të jepen nesër. Në mbyllje miq, nuk do lodhem së përsërituri se kemi vetëm një rrugë. Kjo rrugë e gjatë na nxjerr më shkurt. Kjo është rruga që ta fitojmë me nder dhe me shëndet. Duke parë vendet e tjera se çfarë hoqëm dhe ç’po heqim. Rrugë më të drejtë se kjo nuk ka. Durim, besim dhe kurajo. Ne do të ndjehemi krenarë për gjithçka që po bëjmë ditë për ditë sot,”-njoftoi kryeministri.

Rama ka prezantuar sot paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani ekonomik per koronavirusin riatdhesimi i shqiptareve edi rama plani ekonomik per koronavirusin riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll