Politike

Bardh Spahia thirrje qeverisë: Shkodra ka nevojë për qindra testime në ditë, po fshihni situatën

13 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Bardh Spahia thirrje qeverisë: Shkodra ka nevojë për qindra

SHKODËR- Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Bardh Spahia në një deklaratë nga Spitali i Shkodër ka kërkuar shtimin e numrit të testimeve në këtë qyteti. Spahia në një deklaratë për mediat tha se 13 rastet e reja të zbuluara sot në Shkodër tregojnë se në këtë qytet ka nevojë për qindra testime në ditë.

Më tej në deklaratën e tij ai akuzoi qeverinë se po fsheh situatën jo vetëm në Shkodër por në çdo qytet tjetër të Shqipërisë lidhur me rastet me COVID-19.

E pafalshme mungesa e testimeve, të cilën e kemi ngritur me forcë për Shkodrën në veçanti dhe mbarë Shqipërisë. Në kushtet kur ka me dhjetëra shkodranë të konfirmuar si të prekur nga COVID-19 është e pafalshme që testimet ngelen në 322 në total. E them vazhdimisht si mjek por duke u bazuar tek udhëzimete OBSh dhe vendas, do të duhet që në situatën që po kalon Shkodra duhen disa qindra testime në ditë. Duhet urgjentisht që qeveria të shtojë testimet në Shkodër”, tha Spahia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 bardh spahia koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll