Politike

Situata me COVID-19 në Shkodër, mblidhet Komitetit të Emergjencave Civile: Konviktet e univertistiet do jenë karantinë për

13 Prill 2020, 16:51 Nga DOSJA
Situata me COVID-19 në Shkodër, mblidhet Komitetit të

SHKODËR- Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e qeverisë, Besfort Llamallari, i cili ka zëvendësuar Prefektin Çesk Millja dhe zyrtarë të tjerë. Pas takimit ata kanë dhënë një deklaratë për mediat ku kanë bërë me dije se janë amrrë disa vendimëe të tjera për ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Mësohet se është marrë një vendim i rëndësishëm, pasi nga sot janë vendosur në gatishmëri e konviktet e universitetit “Luigj Gurakuqi” për të kthyerit nga jashtë shtetit, të cilët duhet të qëndrojnë për 14 ditë të izoluar.

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë ditës sotme është organizuar takimi i radhës i KMC, nga i Deleguari i KNEC, z. Besfort Lamallari, zv.Minister i Brendshem, takim ne te cilin moren pjese Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, z.Bardhyl Kollçaku, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit , Z. Ardi Veliu, Dr. Policise Vendore Shkoder, z. Niko Brahimaj dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder zj. Voltana Ademi.  Ne kete takim u analizua situata e funksionimit te tregjeve ne bashkine Shkoder, dhe ne perfundim te takimit me propozim te kr. Bashkise Shkoder u mor vendim qe duke filluar qe neser me dt.14.04.2020 te mbyllet per nje periudhe 2 javore  tregu ne Zdrale dhe te merren masa shternguese shtese per displinimin e tregut ne Merkaten e Rusit.

Nderkohe u organizua edhe nje takim tjeter me perfaqesues te NJVKSh, Rajonale te 5 bashkive dhe me pjesmarrjen e Zj.Silva Bino, Drejtoresha e Pergjithshme e Epidemiologjike e Shqiperise. Ne kete takim u diskutua ne lidhje me masat shtrenguese dhe bashkepunimin e punes se NjVKSh me strukturat e policise per ndjkejen e vetkarantinuarve te izoluarve dhe per ndalimin e qarkullimit te izoluarve dhe masat shtrenguese qe do te merren nese konstatohen dalje ne publik te personave te shpallur pozitiv. Njekohesisht u kerkua bashkepunim i ngushte me strukturat e DVP, per te ushtruar me force kompetencat per ndalimin e qarkullimit, dhe eleminimin e grumbullimeve dhe mbeshtetjen e strukturave perkatese per kontaktimin e personave te deklaruar pozitiv prane shtepive te tyre.

U vendos gjithashtu venia ne gadishmeri e konviktit te univeristeti Luigj Gurakuqi ne dispozicion te te ardhurve nga jashte shtetit, per akomodimin e tyre ne keto ambiente te cilet do te pershtaten brenda dt.14 Prill.2020. Situata epidemiologjike ne shkoder, sipas informacionit te NJVKSh, sot u kthye pergjigja e 27 mostrave te derguara dije prej te cilave rezultuan 13 pozitiv, duke e quar ne 70 numrin e te infektuarve ne bashkine Shkoder. U moren masa per izolimin e  tyre dhe te gjithe rrethit familjar dhe shoqeror te tyre, duke bashkepunuar me strukturat e policise per kontaktimin dhe mbikqyrjen e tyre.

Por sot Bashkia Shkodër ka marrë disa masa të tjera, pasi është mbyllur një treg që dyshohet se ka qenë shkak për përhapjen e COVID-19 dhe një treg tjetër do të funksionojë me gjysmë kapaciteti. Po ashtu bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën fizike dhe të shmangin grumbullimet.

(A.B. Dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besfort llamallari masat kunder covid 19 voltana ademi besfort llamallari masat kunder covid 19 voltana ademi

Sondazh

Poll