Bota

Bashkëpunimi italo-britanik për vaksinën kundër virusit, deri në fund të prillit do të kryhen testet tek 500 vullnetarë

13 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Bashkëpunimi italo-britanik për vaksinën kundër virusit,

ITALI– Italia është një ndër vendet me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Europë. Por mediat vendase kanë bërë me dije se testet e një vaksine, që vjen pas një bashkëpunimi italo-britanik do kryhen deri në fund të muajit prill në Angli tek më shumë se 500 vullnetarë.

Lajmi është bërë me dije nga autoritetet e Advent-Irbm në Pomezia në Romë së bashku me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit. Ndërkohë sipas tyre është thënë se nëse çdo gjë shkon në rregull në shtator vaksina do të jetë gati.

“Nëse gjithçka shkon në rregull, në muajin shtator vaksina do të jetë e përdorshme për të vaksinuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe forcat e zbatimin e ligjit.”- deklarojnë ata.

Ndërsa administratori i deleguar i Irbm, Piero Di Lorenzo u shpreh:  Në sajë të të dhënave të fituara javët e fundit grupi i parë i vaksinës do të testohet te vullnetarë të shëndetshëm dhe negociatat për një kredi të konsiderueshme me një grup investitorësh ndërkombëtarë dhe qeveri të ndryshme të interesuara për të shpejtuar më tej zhvillimin dhe prodhimin industrial të vaksinës tani është në fazën përfundimtare.

Ndër të tjera Di Lorenzo tha se është marrë vendimi për të shkuar në fazën finale për provat  klinike tek vullnetarët britanikë.

“U vendos që të shkohet direkt në fazën e provës klinike njerëzore në Angli, duke marrë parasysh jo-toksicitetin dhe efikasitetin e vaksinës, të bazuara në rezultatet laboratorike, të cilat kanë qenë veçanërisht të efektshme”.- tha ai.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: Repubblica 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota di lorenzo koronavirusi ne itali vaksina kunder koronavirusit di lorenzo koronavirusi ne itali vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 13:37

HOLANDË– Pandemia e Covid-19, ka ndikuar në sektorin e turizmit në Holandë, vend i cili vizitohej çdo vit nga miliona turistë nga mbarë bota.Në foto...