Bota

Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut, vdesin 4 persona dhe infektohen 26 të tjerë nga koronavirusi

13 Prill 2020, 15:04 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut, vdesin 4 persona dhe infektohen

MAQEDONI E VERIUT– Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë rregjistruar edhe 4 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 38 numrin e numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë raportuar edhe 26 raste të reja me koronavirus, duke  bërë që Maqedonia e Veriut të numërojë në total rreth  854 pacientë të infektuar.

Por lajmi i mirë është se mesin e  854 të të sëmurëve të paktën  44 persona janë shëruar, ndërsa  15 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonen e veriut koronavirusi ne maqedonen e veriut

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 13:37

HOLANDË– Pandemia e Covid-19, ka ndikuar në sektorin e turizmit në Holandë, vend i cili vizitohej çdo vit nga miliona turistë nga mbarë bota.Në foto...