Bota

Boris Johnson shërohet plotësisht, rezultoi negativ në testin e fundit të kryer për Covid-19

13 Prill 2020, 12:49 Nga DOSJA
Boris Johnson shërohet plotësisht, rezultoi negativ në testin e

BRITANI E MADHE– Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar negativ në testin e fundit të kryer për koronavirusin. Ljami është bërë me dije nga zëdhënësi i Kryeministrit, i cili ka deklaruar se Boris Johnson rezultoi negativ për Covid-19 para se të linte Spitalin e St Thomas.

Zëdhënësi i Downing Street thotë se ai nuk do të spekulojë se kur kryeministri Boris Johnson do të kthehet në punë dhe ai do të ndjekë këshillat mjekësore se kur duhet ta bëjë këtë.

Kujtojmë që kryeministri britanik pas qëndrimit të tij në karantinë u përkeqësua dhe u shtrua me urgjencë në spital ku u vendos edhe nën kujdesin intensiv. Tashmë gjendja e tij është e përmirësuar.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: Telegraph 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn me covid-19 boris johnson sherohet boris johnson boris johnosn me covid-19 boris johnson sherohet boris johnson

Sondazh

Poll