Bota

Shënohet viktima e 8 nga koronavirusi në Kosovë! Vdes 39-vjeçarja, para disa ditësh ishte operuar me urgjencë

13 Prill 2020, 13:02 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 8 nga koronavirusi në Kosovë! Vdes

PRISHTINË– Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka humbur jetën një 39-vjeçare nga Istogu, e cila ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Ajo kishte shkuar që të operohej në QKUK pa e ditur se ishte e prekur me COVID-19. Madje ajo kishte qëndruar për disa ditë në spital dhe kishte marrë vizita nga disa prej familjarëve të saj. 

“Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19,”- thuhet në njoftimin e ministrisë.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 377 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa vetëm 59 persona janë shëruar. Ditët e fundit, numri i të infektuarve nga pandemia është rritur ndjeshëm duke iu afruar pikut. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll