Bota

Gjendja kaotike si shkak i virusit, ministri i brendshëm turk jep dorëheqjen, Erdogani e refuzon

13 Prill 2020, 13:00 Nga DOSJA
Gjendja kaotike si shkak i virusit, ministri i brendshëm turk jep

TURQI– Turqia është një ndër vendet e prekura në  botë nga koronavirusi, ku qeveria ka marrë masa të forta në përpjekje për zhukjen e koronavirusit.

Ndërkohë që edhe qeveria turke po i kushton vëmendje më së shumti situatës në vend, ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu, ka dhënë dorëheqjen e tij, të cilën Rexhep Tajip Erdogan e refuzoi.

Ky refuzim vjen nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pasi vendi është në një situatë kaotike.

Në një njoftim për shtyp, Z. Soylu mbrojti  vendimin për masat që janë marrë në vendku tha: Masat janë ndërmarrë me mirëbesim për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë sa më shumë që të jetë e mundur.

Por pas dorëheqjes së tij një nga shkrimtarët më me ndikim, pro-Erdoganit sulmoi ashpër zotin Soylu. “Një vendim i tillë në një kohë të tillë e vë presidentin në siklet dhe e ndërlikon menaxhimin e krizës .”-shkroi Ibrahim Karagül në Twitter.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi:  lemonde.fr 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erdogan koronavirusi ne turqi suleyman soylu erdogan koronavirusi ne turqi suleyman soylu

Sondazh

Poll