Bota

Ulet bilanci ditor në Britani, vdesin 697 pacientë në 24 orët e fundit nga Covid-19

13 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
Ulet bilanci ditor në Britani, vdesin 697 pacientë në 24

BRITANI E MADHE- Ditën e sotme autoritetet vendase në Britaninë e Madhe kanë raportuar se kanë humbur jetën të paktën 697 pacientë me koronavirus, brenda 24 orëve të fundit.

Krahasuar me shifrat ditore që ka shënuar javët e mëparshmem, sot Britania ka parë një ulje. Por me totalin e sotëm në të gjithë territorin e Britanisë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në  11,309.

Numri i vdekjeve ka ardhur duke u zvogëluar që nga e premtja, kur u raportua numri i rekord prej 980 vikitmash. Kjo shifër ra me gati 250 të ditën e djeshme, pasi u rregjistruan 737 njerëz të vdekur.

Sot numri u ul, ku  Anglia regjistroi 667 vdekje, Skocia raportoi 9 vdekje, ndërsa 15 u regjistruan në Uells dhe gjashtë në Irlandën Veriore.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll