Bota

Të frikësuar deri në palcë nga koronavirusi! Njerëzit e pasur në SHBA bëjnë çdo gjë për t’u mbrojtur, nisin jetën

13 Prill 2020, 15:20 Nga DOSJA
Të frikësuar deri në palcë nga koronavirusi! Njerëzit e

SHBA– Edhe pse për shkak të pandemisë së Covid-19 shumë prej bizneseve po kalojnë një periudhë të vështirë ekonomike, për disa biznese ditët e izolimit janë shumë fitimprurëse. 

Ndërmarrja kaliforniane “Vivos Group”, e specializuar në ndërtimin e bunkerëve gjatë periudhës së pandemisë, ka shitur në masë fortesa të vogla nëntokësore ose siç njihen ndryshe me emrin bunkerë.

Amerika është kthyer në vatrën e shpërthimit të koronaviruist, dhe qytetarët kanë vendosur që të largohen sa më shumë zonave të prekura duke arritur deri aty sa të blejnë edhe bunkerë. Pasi sipas tyre është strehim i sigurtë.

Themeluesi dhe CEO i “Vivos Group”, Robert Vicino është shprehur se helikopterët e kompanisë së tij po marrin klientë nga kudo dhe po i strehojnë në bunkerë.

“Helikopterët tanë janë në gatishmëri për të sjellë klientët tanë në bunkerë. Të gjithë klientët tanë e dinë që diçka e keqe mund të ndodhë. Çfarë do të bëjnë të gjithë kur të mbarojnë ushqimin dhe paratë? Në atë pikë do të jetë tepër vonë për të ndërhyrë”.- thotëVicino.

Kompania e tij, shet bunkerë edhe në Indiana dhe aktualisht po planifikon që të ndërtojë bunkerë të rinj në Azi dhe Marbella, Spanjë. Ai tha se shitjet janë rritur me 400% këtë vit dhe mesa duket nuk e ka ndjerë aspak krizën e koronavirusit. 

Burimi:nypost.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba robert vicino koronavirusi ne shba robert vicino

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2020, 13:37

HOLANDË– Pandemia e Covid-19, ka ndikuar në sektorin e turizmit në Holandë, vend i cili vizitohej çdo vit nga miliona turistë nga mbarë bota.Në foto...