Bota

Përkeqësohet gjendja në Rusi/ 558 raste të reja nga Covid-19, shkon mbi 18 mijë numri i të sëmurëve

13 Prill 2020, 13:35 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja në Rusi/ 558 raste të reja nga

MOSKË– Mes vendeve që janë goditur rëndë nga koronavirusi përfshihet edhe Rusia, një ndër vendet e para që ka mbyllur kufijtë me Kinën  kur shpërtheu virusi, por megjithatë duket se nuk po i bën ballë Covid-19.

Ditën e sotme Rusia ka shënuar 558 raste të reja duke e çuar numrin numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në 18.328, dhe janë shënuar  148 viktima.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin njoftoi masa shtesë të bllokimit nga 13-19 prill në mënyrë që të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit, me ndalimin e të gjithë bizneseve.

Dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të qëndrojnë të hapura, dhe vetëm qeveria, spitalet, prodhuesit e mjeteve mbrojtëse dhe sektori i mbrojtjes do të vijojnë të punojnë.

Në rang global numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,853,496, ndërkohë janë shënuar 114,256 viktma. Ndërsa, 423,724 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Amerika zë vendin e parë në botë për numrin e viktimave dhe të infektarve. Aktualisht në SHBA ka humbur jetën 22,115 persona dhe 560,433 të tjerë janë të infektuar. Ndërsa Kina po sheh sërish një rritje të rasteve të reja. Virusi po ‘bën kërdinë’ në Itali, pasi atje numri i viktimave ka shkuar në 19,899 dhe të infektuar janë 156,363 persona. Spanja zë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll