Aktualitet

Has/ Rasti më i ri me COVID-19 është një 60-vjeçar, ka qenë në kontakt me 7 anëtarët e familjes që rezultuan të infek

13 Prill 2020, 12:00 Nga DOSJA
Has/ Rasti më i ri me COVID-19 është një 60-vjeçar,

Has- Rasti më ri me COVID-19 në Has është një burrë 60 vjeç, i cili ka pasur kontakte me me shtatë anëtarët e një familje që u konstatuan me koronavirus disa ditë më parë. Burri doli negativ në testin e parë, ndërsa ka rezultuar pozitiv në të dytin. Numri total i të prekurve në Has ka shkuar në 13.

 

Ndërkohë në vend është rritur numri i të infektuarve. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret. Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 11:25

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar mjetet 16 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.Po...