Mbërrijnë edhe 8 ton mjete mbrojtëse personale për mjekët, Manastirliu: Janë veshje, syze mbrojtëse dhe maska
Tiranë- Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton mjete te mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në doganën e Tiranës në momentin e mbërritjes së ngarkesës me mjetet e mbrojtjes personale, deklaroi se është përparësi mbrojtja e bluzave të bardha.
“Vijojmë me furnizimin në vazhdim me materialet mbrojtëse personale për mjekët, infermierët, epidemiologët, strukturën e Urgjencës Kombëtare kudo në vend. Ka qenë dhe do të mbetet përparësi mbrojtja e mjekëve, infermierëve, atyre që janë në vijën e parë të zjarrit, në luftën dhe betejën kundër COVID-19”, tha Manastirliu.
Kjo sasi e re e mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore vjen pas dy furnizimeve të para të porositura nga qeveria shqiptare, prej 15 ton, të cilat kanë mbërritur më herët në vendin tonë.
“Janë 8 ton materiale të mbrojtjes personale, duke filluar nga veshjet, nga syzet, maskat dhe helmetat mbrojtëse, të cilat do të vijojnë të furnizojnë spitalet tona, do të vijojnë të furnizojnë qendrën e urgjencës kombëtare, Institutin e Shëndetit Publik, gjithashtu të gjithë njësitë e kujdesit shëndetësor vendor dhe të gjitha ato struktura, ku personeli përballet në betejën dhe në frontin e parë të luftës kundër COVID-19”, tha Manastirliu.
Duke folur për masat e reja, Manastirliu tha se nuk duhet të ulet vigjilenca e qytetarëve pasi lufta nuk ka mbaruar dhe duhet vazhduar me respektimin e masave të vendosura nga qeveria.
“Tashmë është një fazë e dytë e luftës kundër këtij virusi. Është shumë e rëndësishme që në këto momente që do të fillojë edhe një çlirim me pikatore i masave, të tregohemi akoma edhe më shumë vigjilentë, që nga stafet dhe ekipet tona në terren deri tek qytetarët, duke filluar nga distancimi social i cili në asnjë moment nuk do të duhet të neglizhohet, tek higjiena personale, tek dezinfektimi i ambienteve, tek të gjithë elementët e tjerë të cilët synojnë të mbrojnë qytetarët për t’i bërë ballë këtij virusi të rrezikshëm, i cili humbet fuqinë e tij nëse nuk lejohet transmetimi”, apeloi ministrja.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla’/ Publikohet video, si i pikas droni inteligjent shkelësit e karantinës, i paj
Tiranë- Policia e Shtetit ka dhënë detaje për dronët “spiunë”, të cilët do të kryejnë kontrolle në terren për të indentifikuar shkelësit që nuk respektojnë mas...
“Nuk është gogoli që mendoni”, familja nga Elbasani tregojnë si e mposhtën koronavirusin, gruaja ende e trembur
ELBASAN– Tamponët e tretë kanë ardhur pozitiv për familjen Sejdini me banim në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Tashmë ata konsiderohen të shërua...
COVID-19/ Preket nga virusi 30-vjeçari në Durrës, prindërit e tij rezultuan të infektuar një ditë më parë
Durrës- Rasti më ri me COVID-19 në Durrës është një 30-vjeçar, prindërit e të cilit, një ditë më parë rezultuan të infektuar. Ai është vetëkarantinuar në...
Berati zbërthehet pas fundjavës, qytetarët mbushin lulishtet dhe bulevardin e qytetit, 12 kalimtarë gjobiten
BERAT– Pas përfundimit të fundjavë, qytetarët e Beratit janë dyndur në rrugët dhe bulevardet e qytetit. Siç shihet edhe në videot e publikuara nga Balkan...
Sherr para supermarketit në Tiranë, s’përmbahet vajza, shtyn një burrë dhe përleshet me të
Tiranë- Qyetarët në Tiranë tashmë qëndrojnë në radhë për të blerë ushqime apo fruta dhe perime. Ata janë të detyruar të ruajnë distancën mes tyre dhe të qëndr...
Monitorimi me ‘dronët spiunë’, Lleshaj: Janë inteligjentë, pikasin të gjithë ata që shkelin rregullat
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj është shprehur se futja e dronëve që do t’ju monitorojnë tashmë gjatë fundjavës së izolimit dhe orare të ndaluar...
COVID-19/ Shteti vë në përdorim Kavalishencën në Durrës, Fico: Kemi 35 persona në karantinë atje, 49 vetë nga stafi mje
TIRANE- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka sqaruar se autoritetet kanë vënë në përdorim godinën e Kavalishencës në Durrës. Në një komu...
Shkoi për vizitë tek djali student, vdes nga koronavirusi në SHBA ish-këshilltari bashkiak i Lezhës (EMRI)
SHBA– Ka vdekur në SHBA nga Covid-19, ish-specialisti i Këshillit të qarkut Lezhë, Agron Vraja. Ai kishte shkuar në New York para dy muajsh tek djali i tij st...
Shkodra, “mina” me sahat e COVID-19, 13 rastet e reja, 4 prej të infektuarve janë pacientë të spitalit, njëri prej tyre
SHKODER– Qarku i Shkodrës është një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit në Shqipëri. Situata në këtë qytet sa shkon dhe rëndohet duke shtuar rastet e reja,...