Aktualitet

‘Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla’/ Publikohet video, si i pikas droni inteligjent shkelësit e karantinës, i paj

13 Prill 2020, 10:48 Nga DOSJA
‘Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla’/ Publikohet video, si i

Tiranë- Policia e Shtetit ka dhënë detaje për dronët “spiunë”,  të cilët do të kryejnë kontrolle në terren për të indentifikuar shkelësit që nuk respektojnë masat e marra për COVID-19. Policia ka publikuar një video, ku shfaqen dronët dhe ka bërë  me dije se ata kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore. Sipas Policisë ata kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi. Po kështu, ata janë të pajisur edhe me kamera termike, që mat temperaturën e trupit.

“Zoti qytetar ndaloni aty, po vjen patrulla”, kjo është thirrja e dronit për qytetarin që kapet në shkelje.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit ka nisur nga e hëna, operimin në terren me drone, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit. Punonjes policie janë trajnuar për t’i përdorur këto drone në zonat urbane. Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore. Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit. Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi. Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit njofoi se gjatë fashave të orarit që nuk lejohet lëvizja e njerëzve dhe mjeteve, do të kryejë nga kontrolle me drone nga ajri. Territori do të kontrollohe me drone të një teknologjie të lartë, pasi do të kenë kamera me rezolucion të lartë, me të cilat do të sigurohen pamje të qarta. Ndërkohë, ministri  Sandër Lleshaj u shpreh se dronët janë inteligjentë dhe do të pikasin të gjithë shkelësit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dronët “spiunë” plani i masave per covid-19 dronët “spiunë” plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll