Aktualitet

COVID-19/ Shteti vë në përdorim Kavalishencën në Durrës, Fico: Kemi 35 persona në karantinë atje, 49 vetë nga stafi mje

13 Prill 2020, 10:05 Nga DOSJA
COVID-19/ Shteti vë në përdorim Kavalishencën në

TIRANE- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka sqaruar se autoritetet kanë vënë në përdorim godinën e Kavalishencës në Durrës. Në një komunikim në distancë me pyetjet e gazetarëve, Fico tha se në këtë godinë janë karantinuar 35 persona. “Janë 35 persona të infektuar nga koronavirusi që aktualisht po marrin shërbim në Kavalishencën e Durrësit“,-tha Fico.

Më tej, ajo gjithashtu sqaroi se numri në total i personelit mjekësor të infektuar është 49 dhe se 32 janë të shëruar. “Në total janë 49 persona, staf mjekësor të prekur nga COVID-19, 32 prej tyre të shëruar dhe vetëm 2 janë të shtruar në spital”, -tha Fico.

Sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret.

Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico kavalishenca ne durres koronavirusi ne shqiperi albana fico kavalishenca ne durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll