Aktualitet

“Nuk është gogoli që mendoni”, familja nga Elbasani tregojnë si e mposhtën koronavirusin, gruaja ende e trembur

13 Prill 2020, 10:58 Nga DOSJA
“Nuk është gogoli që mendoni”, familja nga Elbasani

ELBASAN– Tamponët e tretë kanë ardhur pozitiv për familjen Sejdini me banim në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Tashmë ata konsiderohen të shëruar, por sipas rekomandimit të autoriteteve duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim si një mënyrë mbrojtëse ndaj Covid 19-të.

Dy djemtë dhe kryefamiljari tre javë më parë rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, ndërsa gruaja ka dyshime se e ka kaluar e para pavarësisht se ka rezultuar pozitive, pasi ka patur temperaturë të lartë për disa ditë me radhë. Dy bashkëshortët teksa tregojnë eksperiencën e tyre për Fax News, falenderojnë Zotin që e kaluan pa komplikacione.

Sipas 62 vjecarit Nektar Sejdini problem për të ka qënë temperatura e lartë për një javë, por thotë se për personat që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore nuk është ai “gogoli “ që flitet kudo. Mimoza thotë se ky virus është tinëzar dhe se ai shfaqet atëherë kur ti nuk e pret. Ajo e krahason me armikun e padukshëm që flitej në patrullat para viteve 90-të.

Asnjëri prej tyre nuk di të thotë se ku e ka marrë virusin, por thonë se me tu konfirmuar pozitiv morën të gjitha masat për tu ioluar. Në fund cifti i cili sfidoi koronavirusin dhe arriti ti dalë ndaj armikut të padukshëm i cili ka vënë në vështirësi shkencëtarët dhe fuqitë më të mëdha të botës përcjellin mesazhin e tyre.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasani familja nga elbasani qe mposhti covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi elbasani familja nga elbasani qe mposhti covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll