Aktualitet

Monitorimi me ‘dronët spiunë’, Lleshaj: Janë inteligjentë, pikasin të gjithë ata që shkelin rregullat

13 Prill 2020, 10:07 Nga DOSJA
Monitorimi me ‘dronët spiunë’, Lleshaj: Janë

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj është shprehur se futja e dronëve që do t’ju monitorojnë tashmë gjatë fundjavës së izolimit dhe orare të ndaluara, do të sjellë më shumë kontrolle. Në një deklaratë për mediat, Lleshaj u shpreh se dronët inteligjentë pikasin dhe indentifikojnë qytetarët që thyejnë karantinën.

“I gjithë zgjerimi i fashës orare do të thotë më shumë kontrolle. Kjo është një mundësi për ata që duan të shkojnë në punë, dhe ulja e dendësisë për ata që shkojnë në punë. Të gjithë të tjerët që gjenden jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohen. Kemi futur një sasi dronësh inteligjentë që mundësojnë identifikimin e qytetarëve që shkelin rregullat dhe pikasjen e tyre. Dhe u bëj thirrje qytetarëve që të mos shkelin rregullat. Do të ketë ashpërsim të masave. Sot kemi pasur një kontroll masiv në tregje. Dronët do të përdoren kudo që të jetë e nevojshme, periferi apo zonat urbane. Efektivët e Policisë së Shtetit i kanë të gjitha masat mbrojtëse,”– tha ai më tej.

Policia e Shtetit gjatë fashave të orarit që nuk lejohet lëvizja e njerëzve dhe mjeteve, do të kryejë nga kontrolle me drone nga ajri.  Mësohet se territori do të kontrollohet me drone të një teknologjie të lartë, pasi do të kenë kamera me rezolucion të lartë, me të cilat do të sigurohen pamje të qarta. 

Po kështu, dronet janë të pajisur edhe me magnitofon, që mund të përcjellin mesazhe audio, për të paralajmëruar kalimtarët. Dronet do të patrullojnë në zonat kryesore dhe në vendet ku mund të ketë grumbullime dhe do t’i bëjë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e distancimit social.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet monitorimi me drone plani i masave per covid-19 sander lleshaj monitorimi me drone plani i masave per covid-19 sander lleshaj

Sondazh

Poll