Aktualitet

COVID-19/ Preket nga virusi 30-vjeçari në Durrës, prindërit e tij rezultuan të infektuar një ditë më parë

13 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
COVID-19/ Preket nga virusi 30-vjeçari në Durrës,

Durrës- Rasti më ri me COVID-19 në Durrës është një 30-vjeçar, prindërit e të cilit, një ditë më parë rezultuan të infektuar. Ai është vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Dyshimet e para janë se çifti mund ta ketë marrë koronavirusin nga kontaktet që mund të kenë pasur në furrat e bukës apo duke bërë pazar dhe më pas ka infektuar edhe 30-vjeçarin.

 

Ndërkohë në vend është rritur numri i të infektuarve. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret. Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll