Aktualitet

Berati zbërthehet pas fundjavës, qytetarët mbushin lulishtet dhe bulevardin e qytetit, 12 kalimtarë gjobiten

13 Prill 2020, 10:19 Nga DOSJA
Berati zbërthehet pas fundjavës, qytetarët mbushin lulishtet dhe

BERAT– Pas përfundimit të fundjavë, qytetarët e Beratit janë dyndur në rrugët dhe bulevardet e qytetit. Siç shihet edhe në videot e publikuara nga Balkanweb, të rinjtë neglizhojnë situatën e rëndë në Shqipëri për shkak të Covid-19 dhe dalin rrugëve pa rregull. Në të gjitha marketet e qytetit ka pasur radhë të gjata, duke mos respektuar distancën e përcaktuar dhe masat mbrojtëse, ndërkohë që fluks ka pasur edhe në çdo farmaci.

Mësohet se që prej mëngjesit të sotëm janë gjobitur rreth 12 kalimtarë, që kishin dalë pa leje për të lëvizur nga banesat.

Ndërkohë sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret.

Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat gjobiten 12 kalimtare ne berat berat gjobiten 12 kalimtare ne berat

Sondazh

Poll