Aktualitet

Shkodra, “mina” me sahat e COVID-19, 13 rastet e reja, 4 prej të infektuarve janë pacientë të spitalit, njëri prej tyre

13 Prill 2020, 09:50 Nga DOSJA
Shkodra, “mina” me sahat e COVID-19, 13 rastet e reja, 4 prej

SHKODER– Qarku i Shkodrës është një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit në Shqipëri. Situata në këtë qytet sa shkon dhe rëndohet duke shtuar rastet e reja, për shkak të mungesës së distancimit social. Megjithëse numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë qark ka shkuar në 70 raste, sërish shkodranët nuk ndahen nga njëri-tjetri. Vetëm 24 orët e fundit në Shkodër janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të 13  infektuarit janë:

4 pacientë të shtuar në spitalin e Shkodrës, 3 prej tyre në reaminacion, njëri prej tyre pacient i shërbimit të dializës

2 infermierë të këtij spitali që kanë shërbyer tek reaminacioni

1 punonjës i postës në Velipojë

2 persona të infektuar në Shirokë

4 të infektuarit e tjerë janë vijimësi e vatrave të mëparshme në këtë qytet.

Sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42. Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret. Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë. 60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll