Aktualitet

COVID-19/ Pas shkarkimit të Prefektit, Lamallari e Ardi Veliu ‘zbarkojnë’ në Shkodër, inspektime në terren

13 Prill 2020, 08:39 Nga DOSJA
COVID-19/ Pas shkarkimit të Prefektit, Lamallari e Ardi Veliu

 Shkodër- Pas shkarkimit të prefektit, Çesk Millja, ditën e sotme ka shkuar në Shkodër në rolin e koordinatorit për të menaxhuar situatën, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Ky i fundit është shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mësohet se Lamallari  bashkë me Veliun ka kryer inpektime në terren, për të parë nëse janë marrë masat e nevojshme për COVID-19. Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm në tregun e Zdrales, i cili u kthye në ‘mollë sherri’ mes bashkisë dhe Prefekturës.

Gjatë fjalës ë tij zv/ministri apeloi që bizneset dhe qytetarët të tregojnë kujdes.

Ndërsa Ardi Veliu u shpreh:  “Situata është e vështirë dhe ne jemi në terren. I bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rregullat e vendosura. Shtimi i rasteve në Shkodër duhet të na bëjë me të kujdesshëm të gjithëve”. 

Më 11 prill, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se Qeveria ka shkarkuar  nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja. Sipas Lleshajt, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Por Dosja.al mësoi se Millja ishte shkarkuar, pasi i kanë kërkuar që të mbyll tregun e Shkodrës, që dyshohet se ka është shkaktari për shpërthimin e COVID-19 në këtë qytet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu besfort lamallari shkarkimi i çesk milljes ardi veliu besfort lamallari shkarkimi i çesk milljes

Sondazh

Poll