Aktualitet

Plas sherri në Durrës, i riu nxjerr thikën, plagos dy të tjerë dhe prangoset, të tre gjobiten për thyerjen e karantinës

13 Prill 2020, 07:13 Nga DOSJA
Plas sherri në Durrës, i riu nxjerr thikën, plagos dy të

DURRËS– Një i ri është vënë në pranga pasi ka plagosur më thikë, dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit. sipas njoftimit të policisë, i riu me inicialet E. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën.

Tre të rinjtë ishin mbledhur në Sektorin Rinia dhe kishin thyer karantinën. Ata janë pikasur nga Policia pasi po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, dhe 27-vjeçari u prangos. Ndërkohë, që të tre janë gjobitur me nga 10 mijë lekë secili për thyerjen e karantinimit.

Njoftimi i policisë Durrës

Thyejnë orarin e karantinës, konfliktohen me njëri-tjetrin për motive të dobëta, vihet në pranga njëri prej tyre dhe dy ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në territor për monitorimin e zbatimit të masave shtesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar në Sektorin Rinia, tre shtetas që kishin thyer orarin e karantinës dhe po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe prangosur njërin prej tyre, i cili gjatë konfliktit kishte përdorur një mjet prerës duke dëmtuar dy të tjerët. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë dy vëllezërit A. N., 26 vjeç dhe T. N., 30 vjeç, banues në Durrës, pa probleme për jetën. Gjithashtu, shërbimet e Policisë ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë, të dy vëllezërit që kishin shkelur orarin e karantinës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27-vjecari ne durres durres arrestohet 27-vjecari ne durres durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 05:49

SHQIPERI- 467 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë...