Aktualitet

Infektohet me COVID-19 gruaja nga fshati Borizan i Krujës, 5 anëtarët e tjerë të familjes rezultojnë negativë

13 Prill 2020, 08:04 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 gruaja nga fshati Borizan i Krujës, 5

Krujë-Një person rezulton i infektuar me COVID-19 në Borizan të Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas testimit të 6 personave, një grua ka rezultuar e infektuar me COVID-19. Mësohet se ditën e djeshme, kanë bërë analizat për COVID-19, të gjithë anëtarët e  një familje nga Borizana, por vetëm 1 prej tyre është prekur nga virusi, 5  të tjerë rezultuan negativë.

Ndërkohë rasti nga Nikla, i cili u zbulua pas shtrimit në QSUT, pasi kishte probleme me zemrën e diabetin, rezulton të jetë rast i izoluar. Familjarët e tij nuk janë infektuar. Dyshohet se pacienti mund të jetë infektuar në ambinetet e QSUT-së.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e djeshme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll