Aktualitet

Dy infermierë në Shkodër rezultojnë me Covid-19, shtohen rastet e të infektuarve

13 Prill 2020, 07:34 Nga DOSJA
Dy infermierë në Shkodër rezultojnë me Covid-19, shtohen

SHKODËR– Dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv në analizën ndaj Covid-19. Dosja.al mëson se testit i janë nështruar 7 persona nga personeli mjekësor i spitalit të Shkodrës, por që vetëm dy infermierët kanë dalë pozitivë.

Pesë të tjerët, fatmirësisht kanë rezultuar të pastër.

Dy infermierët e çojnë numrin e të prekurve nga Covid-19 në Shkodër, në 59. Shkodra është vnedi më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës. 

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve në total ka shkuar në 446 të infektuar. Ndërsa 24 persona kanë humbur jetën. 217 të tjerë janë shëruar.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të reja, pas testimit të 233 persona të dyshuar. Harta e të prekurve është zgjeruar në qytetet: Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit ishin shëruar 20 persona dhe theksoi se e vetmja grua shtatzënë e infektuar ka fituar betejën me COVID-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shkoder viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 05:49

SHQIPERI- 467 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë...