Aktualitet

Lokale dhe berberhane hapur/ Procedohen 5 persona që shkelën masat ndaj Covid-19, të riut në Durrës i pezullohet aktiviteti

13 Prill 2020, 08:35 Nga DOSJA
Lokale dhe berberhane hapur/ Procedohen 5 persona që shkelën masat

TIRANË– Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në rrugët e qyteteve të ndryshme për të ruajtur masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të minimizimit të përhapjes së Covid-19. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit është konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasi N. K., i cili ushtronte aktivitetin berberit në mënyrë të paligjshme. Ky person ishte konstatuar edhe më 7 prill dhe ishte lajëmruar, por e kishte hapur sërish biznesin e tij. Kësaj radhe, personi në fjalë iu pezullua aktiviteti për 6 muaj.

Sipas njoftimit, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Ata u pikasën në rrugën “Myslym Shyri“, teksa personi me inicialet E. H. po tregtonte maska dhe doreza pa faturë tatimore, kundrejt personit me inicialet D. K.

Ndërsa në Elbasan, problemi qëndron tek bar-kafetë që mbahen hapur pavarësisht rregullave. Personi me inicialet Z. Ç., banues në Elbasan, është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe. Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”. Ndërkohë edhe në Berat, mësohet se janë gjobitur 12 kalimtarë, që kishin dalë pa leje për të lëvizur nga banesat.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e administratorëve të lokaleve dhe të njësive të tjera tregtare që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe të atyre që përfitojnë duke fshehur të ardhurat, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Procedohen dhe administrativisht penalisht 5 shtetas. Në këtë kuadër, në Durrës, shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit për zbatimin e masave kufizuese nga subjektet të cilëve nuk u lejohet të ushtrojnë aktivitetin, sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, kanë konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasin N. K., i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt. Ky shtetas ishte konstatuar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.

Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Këta shtetas janë proceduar penalisht, pasi në rrugën “Myslym Shyri“, shtetasi E. H. është kapur nga shërbimet e Policisë duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore, të cilat ia kishte dhënë për t’i shitur shtetasit D. K.

Ndërkohë, në Elbasan është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe. Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”. Policia e Shetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që t’i mbajnë mbyllur lokalet e tyre, në zbatim të Aktit Normativ të datës 15.03.2020, pasi në të kundërt do përballen me ligjin.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 policia e shtetit plani i masave per covid-19 policia e shtetit

Sondazh

Poll