Aktualitet

“Numri i të infektuarve në botë është shumë herë më i lartë”/ Kërkuesi shkencor, Diamanti: Covid 19 nuk është pr

13 Prill 2020, 06:53 Nga DOSJA
“Numri i të infektuarve në botë është shumë

Tiranë- Klev Diamanti, kërkues shkencor për imunologjinë, gjenetikën në universitetin e Upsales në Suedi ka deklaruar në emisionin  “Abc e Mëngjesit” se shifrat e të prekurve  në të gjithë botën janë shumë herë më të larta se ato që janë deklaruar deri më tani.

“Jo kjo nuk është fare e saktë për % që kemi dëgjuar deri më tani duhet të kemi parasysh se bëhet me numrin total të vdekjeve dhe numrin total të të infektuarve kur e bën këtë pjestim ka një gabim pasi mund të jenë shumë vende që mund ti kenë raportuar thjesht si pneumoni apo grip por jo ndonjë gabim i madh. Gabimi më i madh për mua është te rastet e prekurve që besoj se është shumë më shumë i madh pasi futen dhe rastet që nuk kanë simptoma dhe duhet të përmbledhim njerëz që nuk i raportojnë normalisht numrat. Numrat e vendeve të linjës nuk kanë struktura për ta raportuar një gjë të tillë.“, tha ai.

Ai theksoi se COVID-19 nuk është një virus që është prodhuar në laborator.

“Kjo është një teori kospirative  dhe mund të themi se Bill Gates në një fjalim tha një një gjë të tillë. Por që ka dhe një publikim shkencor që e hedh poshtë një gjë të tillë dhe nuk mund të diskutojmë mbi gjëra që janë jo ekzistence.“, u shpreh ai.

Ndërkohë Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 05:49

SHQIPERI- 467 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë...