Aktualitet

Përplasen tre makina në Lushnje, kamionçina dhe një mjet tjetër përfundojnë jashtë rrugës, plagoset një nga shoferët

13 Prill 2020, 07:08 Nga DOSJA
Përplasen tre makina në Lushnje, kamionçina dhe një mjet

Lushnje- Mëngjesin e sotëm, në orën 08:20, ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Gorre në Lushnje, ku nga përplasja e 3 mjeteve është plagosur një person.

Mësohet se një mjet bujqësor tip freze që lëvizte në autostradë është goditur nga një kamionçinë tip ‘Benz’ me targa AA 461DY e ngarkuar me bidonë qumështi. Më pas, kjo e  fundit u godit nga mjeti tip Benz me targa AA 256 FP.

Si pasojë e aksidentit kamionçina dhe mjeti bujqësor kanë përfunduar jashtë rruge, në kanal, ku edhe u plagos një nga shoferët. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje plagoset një person në lushnje aksident në lushnje plagoset një person në lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2020, 05:49

SHQIPERI- 467 të infektuar, 24 viktima dhe 217 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë...