Aktualitet

Me shenjë në hundë/ Manastirliu publikon foton e kryeinfermierit të Infektivit: Punon pa u lodhur, çdo ditë në vijën e p

13 Prill 2020, 08:15 Nga DOSJA
Me shenjë në hundë/ Manastirliu publikon foton e kryeinfermierit

Tiranë-  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar ditën e sotme një foto të një kryeinfermieri, i cili në këto ditë të vështira po lufton me COVID-19. Manastirliu shprehet se ai është Ilir Velsula, i cili punon në spitalin Infektiv. Velsua në foton e publikuar nga ministrja shfaqet me shenja në hundë, të cilat ia ka shkaktuar maska që mban gjatë orarit të punës.

“Kryeinfermieri Ilir Velsula punon pa u lodhur çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga #COVID19 në spitalin infektiv, me sakrificë e përkushtim, me misionin për të shpëtuar jetë?? #Infermirët po bëjnë një punë heroike në përballjen me #covid19? #FORCA❗️ #JemiMeJu” shprehet ministrja në një postim në Facebook.

Në Shqipëri vijon lufta me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e djeshme se numri i të infektuarve ka shkuar në 446 dhe deri më tani janë 24 viktima. Ndërkohë betejën me COVID-19 e kanë fituar 217 persona. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastriliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastriliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll