Sport

Disfata me Turqinë, Balaj dhe Uzuni: Mbrëme hap fals, tani sytë nga Andorra, për Panuccin e mësuam në mëngjes

23 Mars 2019, 16:51 Nga DOSJA
Disfata me Turqinë, Balaj dhe Uzuni: Mbrëme hap fals, tani sytë

Pas disfatës mbrëmë në “Loro Boriçi” përballë Turqisë me rezultatin 0-2, Christian Panucci ka humbur stolin e trajnerit dhe në konferencën e sotme për shtyp dolën dy sulmuesit kuqezi, Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni.

Në fjalën e tij Uzuni tha se në takimin e djeshëm skuadra bëri një ndeshje të mire por mungoi finalizimi.

Ai shtoi se tashmë duhet të harrojnë të shkuarën dhe të shikojmë përpara dhe synimi duhet të jetë fitorja ndaj Andorrës.

Dje kemi bërë pjesë të parë të mirë, por na penalizoi fakti që nuk arritëm të finalizonim në momentet e fundit. Ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner. Nëse dikush hyn në fushë, natyrisht që ka për të luajtur.

Luanim në shtëpi dhe falënderoj tifozët se ishin të shumtë. Goli i dytë na penalizmi shumë. Luanim në shtëpi dhe na duhej patjetër një rezultat pozitiv.

Për këtë fanellë jam i gatshëm të luaj kudo dhe nuk ka rëndësi pozicioni. Te Lokomotiva kam luajtur në krah dhe në qendër të sulmit prandaj nuk e kam problem.

Bëmë një hap fals dje dhe na duhet me patjetër një fitore në Andorra, pasi nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës.

Duhet të jemi më të koncentruar dhe të jemi më mirë psikologjikisht. Në mëngjes e mësuam që Panuçi u largua. Mendoj se nuk ka mbaruar asgjë. Ishte vetëm një ndeshje dhe kemi detyrim që të fitojmë.

Ndërkohë, edhe Balaj tha se fitorja me Andorrën është obligim për skuadrën për të lënë pas këtë humbje.

Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk arritëm ta shfaqim. Ajo na penalizoi dhe ndoshta në pjesën e dytë më shumë. Goli i dytë na penalizoi dhe ndikoi te skuadra.

Kishim besim para ndeshjes me Turqinë, por fitorja me Andorrën është obligim për ne. Nuk do të thotë se do të jetë e lehtë, por duhet të bëjmë më të mirën.

Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë. 3 pikë ishte në Shkodër ndeshja. Nëse shohim historinë, shpresoj të kualifikohemi. Humbja e pikëve në shtëpi penalizon por duhet të shohim para. Duhet të fitojmë në të ardhmen në Turqi dhe në ndeshjet e tjera ndaj rivalëve direkt.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bekim balaj christian panucci euro 2020 eliminatoret myrto uzuni shqiperi turqi 0-2 bekim balaj christian panucci euro 2020 eliminatoret myrto uzuni shqiperi turqi 0-2

Sondazh

Poll