Sport

Xhaka trondit tifozat londinez: Arsenali nuk është ndalesa ime e fundit, jam shumë ambizioz

23 Mars 2019, 15:18 Nga DOSJA
Xhaka trondit tifozat londinez: Arsenali nuk është ndalesa ime e

26-vjeçari ka qenë një figurë kryesore mes tifozëve të klubit që nga lëvizja e tij prej 35 milionë paundshe nga Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2016.

Xhaka po shijon sezonin e tij më të qëndrueshëm me bluzën e Arsenalit nën menaxhimin e Unai Emery i cili ia ka besuar shqiptarit edhe shiritin e kapitenit në disa raste këtë sezon.

Përkundër lulëzimit në zemër të fushës së mesfushorit të Arsenalit, Xhaka pretendon thotë se ai është ambicioz dhe nuk e konsideron klubin e Arsenalit sit ë fudnit në karrierën e tij.

 Unë jam shumë ambicioz, unë dua të marr hapin tjetër, Arsenali nuk duhet të jetë ndalesa e fundit.

Xhaka nënshkroi një kontratë të re afatgjatë në verë dhe ka mbajtur vendin e tij në mesfushë, pavarësisht ardhjes së Lucas Torreira dhe Matteo Guunedouzi.

Arsenali mbetet në luftë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ku ndodhet vetëm 1 pikë lard Tottenhamit të vendit të tretë pas fitores së tyre 2-0 kundër Manchester United para pushimit ndërkombëtar.

Gunners gjithashtu kanë arritur në tetë të fundit të Europa League ku ata do të përballen me Napolin pas përmbysjes së një defiçiti të parë 3-1 kundër Rennes.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal granit xhaka premier league arsenal granit xhaka premier league

Sondazh

Poll