Sport

Panucci nën hijen e De Biasit, dy italianë por dy histori të ndryshme

23 Mars 2019, 14:43 Nga DOSJA
Panucci nën hijen e De Biasit, dy italianë por dy histori të

Pas disfatës së mbrëmshme në ndeshjen me Turqinë, trajneri i kombëtares Christian Panucci u shkarkua nga detyra nga FSHF. (Lexo këtu)

Tekniku Italian i cili ka luajtur në karrierën e tij futbollistike në klube të mëdha si Milani, Real Madrid, Chelsea  apo dhe Inter, iu bashkua kombëtares shqiptare si trajneri kryesor më 19 korrik të vitit 2017.

Në harkun kohor të afërsisht dy viteve, italiani ka zhvilluar 15 ndeshje me ekipin kuqezi ku nga këto kanë qenë 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.

Dje kombëtarja humbi ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2020, duke e nisur kështu me negativitet shpresën për të siguruar edhe një herë një vend në kampionatin europian.

Po të kthehemi pas tek periudha e bashkkombasit të tij, Gianni De Biasi, trajneri i parë i cili arriti të kualifikojë kombëtaren në një kompeticion prestigjoz siç ishte Euro 2016, diferencat mes të dyve janë shumë të dukshme.

De Biasi erdhi tek Shqipëria në 29 shkur 2012 dhe u largua më 14 korrik 2017, dhe gjatë këtyre viteve ka zhvilluar 54 ndeshje, ku nga këto ishin 21 fitore, 12 barazime dhe 21 humbje.

Përqinja e fitores së De Biasit ishte 39%, 13 më e lartë krahasuar me fitoret e italinit Panucci me 26.67%.

Të dy trajnerët kanë pasur mundësine të trajnojnë kombëtaren në periudha eliminatoresh, por ndryshimi mes të dyve qëndron se De Biasi në ndeshjen e parë arriti të marrë një fitore jetike me Portugalin jashtë duke marrë kështu 3 pikët e para, ndërsa Panucci mbrëmë humbi ndeshjen e parë në ‘Loro Boriçi’ me rezultatin 0-2 kundër turqisë.

Shqipëria arriti të kualifikohej nën De Biasin në fazën e grupeve, ku fati na revervoi një grup mjaft të vështirë me Zvicrrën, Rumaninë dhe Francën. Pavarsisht kësaj shqipëria arriti të performojë mjaft mirë edhe pse morën vetëm një fitore historike me Rumaninë, ndeshjet e tjera ishin mjaft të ngushta duke pasur dhe neve rastet tona.

Por periudha e Panuccit ishte krejt e kundërta, me një filozofi dhe stil loje të paqartë, të dobët në mbrojtje dhe jo efektiv në sulm, situata ishte e destinuar drejt dështimit.

Edhe nëse Panucci mund të kishte më shumë ndeshje në dorë për të ndryshuar disi mentalitetin, loja dhe rezultatet tregojnë historinë e kundërt.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci eliminatore euro 2016 euro 2020 gianni de biasi kombetarja shqiptare christian panucci eliminatore euro 2016 euro 2020 gianni de biasi kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll