Sport

Të gjithë kundër Panuccit, befason trajneri: Pse e humbëm ndeshjen me Turqinë

23 Mars 2019, 06:59 Nga DOSJA
Të gjithë kundër Panuccit, befason trajneri: Pse e humbëm

Tiranë- Pasi Shqipëria humbi me rezulton 0-2 me Tuqinë, për mediat trajneri Christian Panucci  nuk “preku” fare çështjen e dorëheqjes por tha se gjendja fizike e lojtarëve ishte fajtori kryesor për këtë disfatë.

“Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me kundërshtarin, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike e madhe dhe kjo ndikoi në rezultat”, tha fillimisht ai.

Panucci më tej u shpreh në lidhje me ndeshjet e humbura nga skuadra jonë duke u justifikuar se këta janë lojtarët.

“Është e vështirë, pasi këta janë lojtarët. Sot futa edhe dy sulmues në lojë, por nëse nuk shënon, gjithçka bëhet e vështirë.”, u shpreh Panucci.

Kjo humbje ka ngjallur edhe shumë pakënaqësi të tifozëve shqiptarë ndaj trajnerit. Shumë prej të cilëve kërkojnë largimin e tij.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci irritimi i tifozëve shqiptare ndeshja shqiperi-turqi christian panucci irritimi i tifozëve shqiptare ndeshja shqiperi-turqi

Sondazh

Poll