Sport

Trajneri i Turqisë: Ndeshje e fortë, por skuadra që kërkoi më shumë fitoren, ishim ne

23 Mars 2019, 07:48 Nga DOSJA
Trajneri i Turqisë: Ndeshje e fortë, por skuadra që kërkoi

Trajneri i Turqisë, Senol Gunesh, ka folur për fitoren e Turqisë ndaj Shqipërisë, ndeshje e cila u luajt mbëmjen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.(Lexo këtu) Gunesh theksoi se goli i shënuar u lejoi të kontrollonin lojën, si dhe vlerësoi ekipin Kombëtar të Shqipërisë.

Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne. Ishte një ndeshje e egër. Edhe Shqipëria kërkoi fitoren, por pasi shënuam golin, e morëm në kontroll lojën. Shqipëria ka lojtarë të mirë, dhe do jetë një kundërshtar i fortë. Ne e kontrolluam lojën, dhe morëm rezultatin pozitiv.

Trajneri i Turqisë Senol Gunesh

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, u luajt ndeshja parë eliminatore e Shqipërisë në Euro 2020 përballë Turqisë, ku kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 0-2. Kombëtarja realizoi një ndeshje relativisht të dobët, ku nuk ishte e qartë se çfarë kërkonte dhe se kush ishte filozofia e saj në fushë. Nuk u kursyen as tifozët, të cilët e shprehën zemërimin e tyre ndaj portierit Ertrit Berisha, duke e goditur me shishe. Por, as Panucci nuk ngeli pa marrë pjesën e tij, pasi tifozët filluan njëzëri të bërtisnin ‘Panucci Panucci, va fan cu*o’.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndeshja shqiperi-turqi senol gunesh stadiumi loro borici ndeshja shqiperi-turqi senol gunesh stadiumi loro borici

Sondazh

Poll