Sport

A do e pranojë postin e Panucci-t? Edy Reja tregon arsyen e vizitës në Shqipëri

23 Mars 2019, 15:07 Nga DOSJA
A do e pranojë postin e Panucci-t? Edy Reja tregon arsyen e vizitës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u largua nga stadiumi ‘Loro Boriçi’ 45 minuta pas orës 12 të mesnatës, mbrëmjen e kaluar, teksa Shqipëria u përball me Turqinë.

Në tavolinë, presidenti i FSHF-së ka qëndruar për më se dy orë me ish trajnerin e Napolit, të Lazios apo disa skuadrave të tjera të Serisë A, Edoardo Reja. Ja se çfarë thotë ky i fundit, menjëherë pas këtij takimi.

Z. Reja si ju duk ndeshja?

Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati konkluzion të rasteve.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?

Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.

A do të pranonit një kontratë si trajner i ri i Kombëtares Shqiptare?

Jo, jo… Nuk flas për këtë….

Marrë nga Top-Channel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka edi reja fshf kombetarja shqiptare armand duka edi reja fshf kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll