Sport

Euro 2020/ Anglia shkatërron Çekin me 5 gola, Ukraina ndal Portugalin e Ronaldos

22 Mars 2019, 22:14 Nga DOSJA
Euro 2020/ Anglia shkatërron Çekin me 5 gola, Ukraina ndal

Anglia i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikueset e Euro 2020 duke mposhtur 5-0 Republikën Çeke në “Ëembley” të Londrës. Megjithëse Gareth Southgate kishte shumë mungesa në skuadër, lojtarët që u aktivizuan mjaftuan për të shtypur çekët.

Trajneri i Tre Luanëve ka vendosur të luajë me treshen Sterling-Sancho-Kane në sulm dhe ka bërë një zgjedhje fantastike, pasi ata ishin të papërballueshëm për prapavijën e Çekisë. Ishte Sterling ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Kane të dyfishonte. Sterling kompletoi tripletën e tij në pjesën e dytë duke i dhënë një fitore të rehatshme vendasve. Goli i pestë është një autogol nga Kalas. Ndeshja tjetër e Grupit A mes Bullgarisë dhe Malit të Zi ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Portugalia e Cristiano Ronaldo-s ka ngecur në shtëpi ndaj Ukrainës duke barazuar 0-0. Skuadra e drejtuar nga legjenda e Milan, Andrei Shevchenko ka bërë një lojë fantastike në mbrojtje duke bllokuar treshen e sulmit të vendasve që përbëhej nga emra si Cristiano Ronaldo, Andre Silva dhe Bernardo Silva. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Luksemburgu ka mposhtur Lituaninë me rezultatin 2-1 duke marrë kryesimin e grupit.

Gjthashtu kampionët e botës, Francezët kanë mundur me rezultatin e thellë 4-1 Moldovinë duke u pozicionuar të parët në grupin ku është dhe Shqipëria.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport angli çeki eliminatore euro 2020 moldovi france shqiperi turqi angli çeki eliminatore euro 2020 moldovi france shqiperi turqi

Sondazh

Poll