Sport

FSHF shkarkon Panuçi-n/ Duka: Ëndrra vazhdon, me Rejan u takova rastësisht

23 Mars 2019, 13:11 Nga DOSJA
FSHF shkarkon Panuçi-n/ Duka: Ëndrra vazhdon, me Rejan u takova

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar lidhur me shkarkimin e Christian Panuçit nga stoli i Kombëtares, (Lexo këtu) duke konfirmuar edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Edi Rejan.

Në një prononcim për “Balkanweb” Duka ka kërkuar që ta lërë pas humbjen me Turqinë dhe ka theksuar që gjithçka të fokusohet tek Andorra.

Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…” e mbyll me retiçencë presidenti i FSHF-së, duke nënkuptuar se nëse nuk fitohet me shtetin e vogël iberik, kualifikimi për në Euro2020 është një kapitull i mbyllur.

Presidenti i FSHF, Armanda Duka

Po ashtu Duka konfirmon dhe takimin me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme, por nuk jep asnjë detaj më shumë sesa kaq për 73-vjeçarin.

“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares.

Pas humbjes së Kombëtares me Turqinë mbrëmjen e djeshme,  FSHF-ja ka shkarkuar nga detyra trajnerin e kombëtares Christian Panucci. Flitet se vendin e Panuccit mund ta zërë Edi Rejan, ish trajneri i Napolit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka edi rejan fshf shkarkon christian panuccin armand duka edi rejan fshf shkarkon christian panuccin

Sondazh

Poll