Sport

Presidenti i Bayern, Hoeness: Kur Guardiola do 100 milionë për transferime, sheiku rrit çmimin e naftës

23 Mars 2019, 16:32 Nga DOSJA
Presidenti i Bayern, Hoeness: Kur Guardiola do 100 milionë për

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka folur për ‘thesin e pafund’ të fondeve të Manchester City-t, me pak nota xhelozie, por mbetet krenar për mënyrën se si bavarezët operojnë nga ana financiare.

Pep Guardiola kaloi në Premier League pasi la kampionët e Gjermanisë dhe presidenti i klubit ka treguar se ai ka informacione të brendshme se si ndodhin tranferimet në stadiumin ‘Etihad’.

Miku im Pep Guardiola më ka treguar se si ja bën kur do te tranferojë një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë.

Ai mbledh një tufë me video për lojtarin dhe fluturon për të parë sheikun.

Sapo të mbërrijë, fillimisht ata hajnë drekë ku ndërkohë Guardiola i tregon videot, pastaj sheiku ia tranferon paratë dhe ditën tjetër ai i ka rekuperuar kostot falë lëndëve djegëse.

Bayern po përgatitet për investime madhore, dhe Hoeness ka zbuluar se ky do jetë një nga investimet më të mëdha në historinë e klubit, ku mbi 200 milionë do shpenzohen për transferime.

Sidoqoftë, paratë nuk vijnë nga ndonjë burim i jashtëm por nga kursimet e vet klubit.

Jam i lumtur sepse nuk kemi nevojë për paratë e dikujt tjetër.

Mendohet se Bayern do shpenzojë rreth 80 milionë euro për futbollistin e Lille, Nicolas Pepe sipas Bein Sports.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bundesliga manchester city pep guardiola premier league presidenti i bayern munich uli hoeness bundesliga manchester city pep guardiola premier league presidenti i bayern munich uli hoeness

Sondazh

Poll