Aktualitet

“Është kolerë, më mirë t’kisha marrë dy plumba”, shqiptari në Itali flet nga shtrati: Kam bërë palest

8 Prill 2020, 19:07 Nga DOSJA
“Është kolerë, më mirë t’kisha marrë

ITALI– Një shqiptar i prekur nga koronavirusi në Itali ka regjistruar një video ku tregon simptomat që po kalon nga virusi Covid-19. Teksa shihet i maskuar dhe i shtrirë në spital, shqiptari shprehet se ndihet sikur ka marrë dy plumba në trup.

Ai shpjegon më tej në video-mesazhin e publikuar nga Top-Channel, se edhe pse ka një fizik të fortë dhe është marrë shumë me palestër, kjo gjë nuk e ka frenuar Covid-19 që ta lodhë shumë fizikisht dhe psikologjikisht. emigranti u bën thirjre shqitarëve që të respektojnë masat e marra dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të bëhen të kujdesshëm kudo që ndodhen. Mos të tallen me koronavirusin se është një grip nuk është grip po kolerë. Kam 7 ditë me temperaturë në Itali jam në Torino. Kam nejt 4 ditë në spital dhe sytë e mi kanë parë aty si në luftë dhe vetëm nuk janë me këmbë të këputur. Me një dhomë 150 veta. Kam që mbrëmë që më kanë sjell në pavion lart por jam me tension të ulët dhe me marrje mendsh jam rrëzuar dy tre herë. Kam bërë një ekzaminim koke. Peshoj 100 kile dhe kam bo palestër dhe nuk hy fare forca hyn vetëm mend që duhet me i pas në kokë dhe atë rakinë ta mbajmë i la duart.

Jeta është e bukur keni një kryeministër që po i del goja mbrapa sikur të jetë baba i të gjithë shqiptarëve me gjithë mend si babë Myslymi. Ngjojeni se ju do me gjithë mend. Ju lutem unë po e provë dhe prandaj po ju them besojeni se është më e vështirë se kurrë më mirë të kisha marrë dy plumba. Ju du të gjithë shqiptarëve kudo që jeni. Ju rujt zoti. Kryeministri të bëhet mbret i shqiptarëve,”- dëgjohet të thotë djali në video.

Ndërkohë Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 400 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa 154 qytetarë janë shëruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama itali koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shqiptari i infektuar ne itali edi rama itali koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 shqiptari i infektuar ne itali

Sondazh

Poll