Aktualitet

BE 700 mln € ndihma për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria vendi që përfiton më pak

8 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA
BE 700 mln € ndihma për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka llogaritur një fond prej 700 milionë Euro për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në përballimin e situatës së COVID-19. Në një postim në mediat sociale, Komisionieri për Zgjerimin, Oliver Vaferlei ka treguar detaje dhe nga ndarja e fondeve për të gjitha vendet.

Mbi 700 milion euro mbështetje të BE-së në luftën kundër koronavirusit do të shkojnë në Ballkanin Perëndimor: 38 milion € për nevoja të menjëhershme, 374 milion € në ndihmë të rialokuar të ri-alokuar dhe 290 milion € shtesë janë identifikuar për të ndihmuar në rimëkëmbjen socio-ekonomike të rajonit”, shkruan ai.

Por sipas raportit bëhet me dije se Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak ndihma sipas raportit të BE-së. Në raport bëhet me dije se Serbia do marrë rreth 94 milionë euro në total. Më pas Bosnja (80.5), Kosova (68), Maqedonia e Veriut (66), Mali i Zi (53) dhe në fund Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet be ndihmon ballkanin perendimor be ndihmon shqiperine masat kunder covid 19 oliver vaferlei be ndihmon ballkanin perendimor be ndihmon shqiperine masat kunder covid 19 oliver vaferlei

Sondazh

Poll