Aktualitet

Mbyllet dhe gjobitet me 10 milionë lekë lokali në Pogradec, ishte lajmëruar disa herë nga inspektorët, e pësojnë keq edh

8 Prill 2020, 17:45 Nga DOSJA
Mbyllet dhe gjobitet me 10 milionë lekë lokali në Pogradec, ishte

POGRADEC– Një bar kafe është gjobitur me vlerën 10 milionë lekë të vjetra dhe është mbyllur, pasi është pikasur i hapur, në një kohë që koronavirusi ka izoluar të gjithë vendin.

Dosja.al mëson se subjekti në fjalë është pikasur disa herë i hapur nga Inspektorët e terrenit, të cilët e kanë paralajmëruar, por biznesi në fjalë ka vijuar programin i pa shqetësuar.

Kjo, deri ditën e sotme, kur inspektorët mbërritën në lokal për të vendosur gjobën, që tashmë është lajmëruar edhe nga kreu i Qeverisë, Edi Rama. Ndërkohë, mësohet se janë gjobitur edhe dhjetë persona që janë gjetur brenda lokalit në fjalë, me nga 100 mijë lekë (të vjetra) secili.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Për bizneset që pikasen të hapura, Rama ka lajmëruar gjobitje dhe deri në heqjen e licenës së ushtrimit të aktivitetit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllet lokali ne pogradec plani i masave per covid-19 pogradec koronavirusi ne shqiperi mbyllet lokali ne pogradec plani i masave per covid-19 pogradec

Sondazh

Poll